Laboratori i kokainës në Fier, ministri Çuçi: Asnjë kompromis kujtdo që bëhet palë me krimin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi e quajti punë të kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit, arrestimin e 10 personave pas operacionit të zhvilluar në Fier, ku u arrestuan 10 persona pas zbulimit të laboratorit të kokainës.

“Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga policia e Shtetit.

Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?