Laboratori i kokainës në Qerekë të Fushë Krujës, zbardhen detaje nga operacioni

Një hetim i SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ka çuar në zbulimin e një laboratori kokaine në Qerekë të Fushë Krujës.

Bëhet fjalë për një banesë private të përshtatur në ambient për përpunimin e drogës.

Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar sa i takon detajeve, për operacionin e zhvilluar ditën e djeshme, Tv Klan raporton se burime nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë 10 urdhërr-arreste që janë lëshuar ditën e djeshme të cilat shtatë prej tyre janë ekzekutuar.

Përveç laboratorit të kokainës gazetari raporton se janë zbuluar gjithashtu edhe baza të tjera që shërbenin për të mbajtur lëndën narkotike nga ana e grupit kriminal emrat e të cilëve nuk janë bërë publik, por ajo që dihet është se ka qenë një hetim disamujor i ndjekur nga Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit i iniciuar nga partnerët ndërkombëtare.

SHKARKO APP