Laç, në fillim të vitit 522 familje do popullojnë lagjen e re të qytetit
Tërmeti i 26 nëntorit shembi pallatin ku jetonte Lugji me familjen e tij në qytetin e Laçit. Prej dy vitesh familja ka jetuar me qira në një apartament që shikon shtëpinë e vjetër dhe shtëpinë e së ardhmes. Ai do të jetojë në lagjen e re të Laçit që u ndërtuar nga qeveria Turke.
“Kam dy vjet që jetoj në shtëpi me qira i ktheva shpinën shtëpisë së rrënuar dhe rastësisë që shtëpinë me qira e kam përballë saj dhe e shoh këtë pamje me dhimbje, por që unë e kapërcej lehte sepse me tutje shoh shtëpinë time të re atë të ëndrrave. Nga këtu do të mar vetëm rrobat e trupit dhe gëzimin që kam në shpirt”, thotë Tarja.
Lagja e re është model, në të ka 522 apartamente, 12.000 metra katrorë hapësirë të gjelbër, 388 vende parkimi dhe 37 njëshi shërbimi. Në fillim të vitit të ri, dyert e shtëpisë do të hapen për 522 familjet Laciane.
Drejtori i Urbanistikës, në Bashkinë Lac, Benard Paja thotë se këto janë pallatet me cilësore në Shqipëri, pasi këtu kemi një shtëpi inteligjente që komandohet nga një tablet i cili të jep të gjitha informacionet për banesën.