Laç/Pallati në rrezik shembje, banorët kalojnë natën jashtë

Banorët e një pallati 5 katësh e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së tij. Frika është krijuar nga hapja e një kanali, i cili është gërryer deri në themelet e pallatit dhe e një objekti tjetër 2 katësh, në të cilin ka biznese. Banorët thonë se jeta e tyre është në rrezik dhe shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje. Pasi kanë kaluar natën jashtë, ende nuk kanë marrë një përgjigje nëse duhet të vazhdojnë të qëndrojnë aty apo të largohen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?