Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, para ndeshjes tifozët u përleshen në autostradë

 

Në mbrëmje u luajt finalje e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Laçit, e cila pëfundoi me fitoren e Laçit. Disa orë para fillimit të saj, tifozët laçianë kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, duke mos lënë makinat e tjera të kalojnë. Por, ata nuk janë ndaluar me kaq. Raportohet se mes dy tifozerive ka pasur përplasje në Tiranë.  Disa prej tifozëve të të dyja krahëve janë goditur me sende të forta.

Ndeshja 

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit e Laçit mbylli sezonin, me një fund të lumtur për laçianët e drejtuar me sukses nga trajneri Armando Cungu. Ndeshja finale e kupës, zhvilluar në “Qemal Stafa” dhuroi spektakël dhe u mbyll me fitoren e Laçit, që përveç trofeut, fitoi edhe një biletë për në Europa League. Kjo fitore i jep nga ana tjetër Tiranës një goditje mbi ambiciet që kishte për të prerë biletën evropiane. Kukësi e kishte siguruar më herët pjesëmarrjen në Europa League, dhe dëshironte trofeun e kupës si të parin në historinë e tij, ndërsa Tirana me triumfin e verilindorëve përfitonte një biletë në Europa League. Nuk ishte e thënë, pasi Laçi bëri gjithçka për ta mbyllur sezonin me sukses, dhe kaloi në avantazh shumë shpejt. Pas një goditje dënimi, Veliaj godet në mënyrë perfekte dhe shënon një gol të bukur për Laçin në 13’. Në fund të pjesës së parë Edon Hasani barazon shifrat në 1-1, pas një asisti të marrë nga Pero Pejiç. Mbyllet në barazim pjesa e parë dhe pjesa e dytë bëhet edhe më e bukur. Por edhe e fortë dhe me ndërhyrje të ashpra. Në 60’, pas një skeme perfekte të lojtarëve të Laçit, Veliaj ekzekuton goditjen e dënimit dhe topi shkon te Mustafa që nxjerr Xhejmsin të vetëm me portierin Halilajn, duke e mposhtur këtë të fundit. Laçi kalon sërish në avantazh dhe e ruan atë për të ngritur pas tre sezonesh për herë të dytë trofeun e Kupës së Shqipërisë. Tifozët e Laçit festuan bashkë me ekipin gjatë këtë triumf. Para ndeshjes ka pasur edhe incidente mes dy tifozerive, gjatë udhëtimit për në Tiranë. Forca të shumta policie, për të shmangur incidente gjatë dhe pas ndeshjes, u përqendruan në “Qemal Stafa” duke shmangur kështu konfrontime të mëtejshme mes tifozëve. Në ndeshjet e kampionatit, përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë gjithashtu të tensionuara. Por Laçi, sikurse në kampionat ia doli të fitonte edhe ndeshjen  më të rëndësishme të këtij sezoni. Me të drejtë festa nisi pas ndeshjes në Tiranë dhe u zhvendos në Laç, për këtë fitore historike.     

 

Finalja e Kupës së Shqipërisë, 29 maj, "Qemal Stafa"
Laçi-Kukësi 2-1

Shënues: Hasani 45′/ Veliaj 28′  Xhejms 60′

Kukësi:Halilaj, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Lushtaku (Pit 44’), Xheferson, Hasani, Hysa, Zeqiri, Pejiç; Trajner: Miodrag Radanoviç

Laçi:Vujadinoviç, Teqja, Sheta, Buljan, Çela, Meto, Mustafa, Veliaj, Sefgjinaj, Cetkoviç (Nimani 85’), Xhejms; Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar:Lorenc Jemini

 

Kartonë të verdhë: Veliaj 23′ Sheta 40 Vujadinoviç 88′/ Mici 27′Xheferson 59′ Hysa 69′ Malota 71′

 

SHKARKO APP