Laçi gdhihet me trakte: “Mos votoni!”, PD konteston zgjedhjet

Laçi gdhihet me trakte. Në këto trakte bëhej thirrja ndaj popullatës që të mos votohej.

Sakaq, zgjedhjet në bashkinë e Laçit kanë qenë ndër më problematiket.  

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka dalë në një deklaratë për mediat rreth votimit në Kurbin, ku sipas tij në Kurbin ka paligjshmëri të theksuar dhe abuzive nga KQZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaso tha se anëtarët e propozuar nga PD-ja në Kurbin u shkarkuan në bllok, dhe se ky shkarkim është i padrejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësuesi ligjor i PD-së deklaroi se në orën 01:00 të mëngjesit, KQZ emëroi një person që thonë që është i shoqërisë civile. “Fran Nezha u emërua kryetar i KZAZ-së në Kurbin, e në të njëjtën kohë Nezha është anëtar i stafit të kandidatit të majtë në këtë vend”, tha Kaso

Në fund, Kaso tha se PD po monitoron çdo hap të procesit në Kurbin, pasi shkeljet janë të rënda e të paprecedent.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?