“Ladi me tha hajde me mua”, çfarë rrëfeu një prej grabitësve për vrasjen e Agim Bucit (Detajet)

“Ladi me tha hajde me mua marrim çfarë të gjejmë dhe i ndajmë bashkë. Unë vetëm e çova me makinë nuk kam asnjë faj. Nuk e dija se do qëllonte”.

Kështu ka deklaruar 25-vjeçari Ruzhdi Hodo, një prej autorëve të grabitjes së ndodhur tre ditë më parë në Kamëz ku mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij Merita.

“BalkanWeb” raporton se polumbarët vijojnë kërkimet në lumin e Tiranës për gjetjen e pistoletës së përdorur në krim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy të akuzuarit Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hodo kanë pranuar të dy krimin para policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas hetuesve, plani ishte ideuar nga Kurti i cili jeton pranë banesës se familjes Buci në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz. Kurti e kishte piketuar këtë dyqan pasi kishte parë se në mbrëmje aty kishte pak lëvizje dhe pak ndriçim dhe zakonisht shërbente vetëm gruaja pasi bashkëshorti i saj punonte në një kompani interneti. Kurti kërkoi ndihmën e shokut të tij Ruzhfi Hodo i cili jeton në periferi të Kamzës.

Hodo kishte për detyrë të mbështeste në veprime Kurtin dhe të bënte transportin me mjetin e tij “Volkswagen”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?