“Lady Jihad”: Kur i presim kokën dikujt, bazohemi te Sheriatit. Nuk është krim, këtu komandon ligji perfekt i Allahut

 

Maria Giulia Sergio, e njohur si “Lady Jihad”, ka folur për herë të parë për mediat italiane, që prej shpalljes në kërkim.

Ajo ka thënë për Corriere della Serra, se ata vrasin, pasi kështu urdhëron Sheriati.

“Ne kur i presim kokën dikujt, them ne sepse edhe unë jam pjesë e Shtetit Islamik, kur e bëjmë një akt të tillë, po i bindemi Sheritatit,”thotë Maria Giulia Sergio, e cila tani quhet Fatima Zahra.

Italiania e martuar me lushnjarin Aldo Kobuzi, që tashmë lufton për ISIS, thotë se Shtetit Islamik nuk është duke bërë asnjë krim.

Sipas saj, tek ata udhëheq ligji perfekt i Allahut.

Shteti Islmaik, është një vend i përsosur.

Këtu nuk bëjmë asgjë që shkon kundër të drejtave humane.

Ne bëjmë gjëra që ndjekin ligjin e Allah-ut.

Keni dëgjiuar për historitë e Guantanamos, apo burgjet e tjera të fshehura?

Shteti Islamik nuk torturon asnjë të burgosur.

Por reagon sipas sheriatit. Sipas ligjit të Allahut të mëshirshëm.

A e dini ju që e gjitha bota na sulmon?

Dy ditë më parë, një dron i telekomanduar i ngarkuar me eksploziv shpërtheu cdo gjë që ndodhej këtu.

Allahu thotë që kush vjedh, duhet t’i pritet dora.

Kështu që askujt mos t’i shkojë në mend të vjedhë këtu”, thotë ajo.

SHKARKO APP