Laert Haxhiu shkon në burgun e Koridhalos, avokatët: Nuk dëshiron ekstradimin në Shqipëri
I shumëkërkuari nga drejtësia shqiptare, Laert Haxhiu do të dërgohet në burgun e Koridhalos në Greqi. Kjo deri në shqyrtimin e dosjes së dokumentacionit për ekstradimin e tij. Ky është vendimi që dha sot Gjykata e Janinës. Gjykata u blindua me forca të shtuara sigurie gjatë seancës gjyqësore për masë sigurie ndaj dy shqiptarëve.
Deri në shqyrtimin e dosjes së ekstradimit të autoriteteve shqiptare, Laert Haxhiu do qëndrojë në burgun e Koridhalos. Avokatët e 31-vjeçarit deklaruan se Haxhiu nuk pranon asnjë akuzë për të cilat është dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për masakrën e Lushnjes.
Sipas avokatëve, Haxhiu nuk dëshiron të ekstradohet në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi. Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.