Laert Vasili: Si më arrestuan në Athinë për ditëlindje, minoritarët deklarohen grekë për pension

Regjisori Laert Vasili i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se në Athinë nuk mund të imagjinohet të dëgjosh muzikë shqipe, ndërsa kujtoi rastin kur u ndalua nga policia greke për ditëlindje.

VasiliDil ku të duash në kafeteritë e Tiranës do të dëgjosh gjithandej muzikë greke. Provo në një kafe të Athinës të vësh muzikë shqiptare. Në një ditëlindje time me 3-4 vlonjatë që jam rritur me ta, filluam të këndojmë labçe, erdhi policia dhe na arrestoi. Është një shtet që deklaron se jemi 100% të pastër. Kur ministrja e Jashtme Dora Bakojani deklaroi në Parlamentin Evropian se jemi 100% të pastër, Parlamenti Evropian qeshi. Le të marrim zonën e minoritetit se sa mbiemra janë sllavë dhe sot marrin pension. Në qoftë se Shqipëria do të ishte Zvicër, shumë anëtarë të minoritetit do të deklaroheshin zviceran. Fukarallëku është maskarallëk. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?