Lagjia e re te “5 Maji” dhe Kombinat, Veliaj: Askush nuk e ndalon dot progresin e qytetit, partitë e Lalzit i kanë rregulluar punët e tyre

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehet i vendosur për të çuar deri në fund planin e rindërtimit në zonën e “5 majit” dhe të Kombinatit. Gjatë vizitës në një shtëpi të rindërtuar në zonën e Petrelës me rastin e Fitër Bajramit, Veliaj theksoi se askush nuk mund ta ndalë dot zhvillimin.

“Te “5 Maji” do jetë e gjithë lagje e re, në Kombinat po ashtu. Në Kombinat sa mbaruan shpronësimet, tani kemi filluar me pastrimin e terrenit. Por, progresi nuk ndalet dot. Unazën nuk e ndalon dot. Hidhu përpjetë, përdor çfarëdolloj logo partish, Astiri do bëhet, Shqiponja do bëhet. Trafiku është liruar”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të ecur përpara me projektet dhe të mos lejojnë partitë që të bllokojnë punën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pse duhet t’i lëmë fëmijëve një ndërtese që është dëmtuar mbi 70%, që nuk i mbajnë kolonat? Pse mos t’i leme në një pallat të Boerit ose Casamontit, pse do i lësh në një pallat të ndërtuar me punë vullnetare?! Problemi është se futet partia në mes. Ne ishim një parti te 5 Maji, një parti tjetër në Kombinat dhe u thosha atyre eksponentëve: Po mirë, këta punët e tyre i kanë rregulluar si njëra parti, si partia tjetër. Vërtet mund të jenë 2 parti në opozitë, por i kanë rregulluar punët e tyre. Ata janë në Lalz, ti je këtu duke penguar bashkinë të bëjë pallate. Ku është logjika? Me shpresë që festa si e sotmja i hapin sytë njerëzve për të kuptuar se familja, Zoti, janë të pazëvendësueshëm, ndersa partitë shkojnë e vijnë”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?