Laguna e Karavastasë do të jepet me qira nga shteti, e kërkoi nga burgu Aldo Bare

 

Ministria e Bujqësisë vendosi në listë për t’i lënë me qira një sërë tokash, mes tyre edhe Laguna e Karavastasë në Lushnjë.

Si fillim do të jepet me qira toka në afërsi të Lagunës.

Ministria e Bujqësisë shpalli tenderin për dhënie me qira të 87 ha tokë.

Laguna e Karavastasë më herët ishte në pronësi të Aldo Bare (Alfred Shkurti), i cili ndodhet aktualisht në burg.

Në shtator 2015, Aldo Bare ka bërë kërkesë në gjykatë për pronësinë e Lagunës së Karavastasë, e cila i ishte konfiskuar nga gjykata para disa vitesh.

SHKARKO APP