Laguna e Patokut, Gjykata i heq koncesionin deputetit, ia jep familjes Cali

Gjykata Administrative ka pranuar kërkesën e shoqërisë "Cali" sh.p.k, për çështjen e Lagunës së Patokut, që pas tenderit të bërë nga ministria e Bujqësisë i kaloi në administrim vëllait të deputetit socialist, Armand Prenga.

Me vendimin e marrë sot, Gjykata rrëzon vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, me argumentimin se kriteret e përcaktuara për zhvillimin e tenderit për administrimin e lagunës, i plotësonte më mirë forma e përfaqësuar nga shoqëria "Cali".

Sipas Gjykates, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë parasysh dokumentet e "Cali" sh.p.k dhe nuk ka zbatuar korrekt ligjin gjatë tenderit.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Gjykata thotë se familja Cali ka investuar 30 milionë lekë në Luginën e Patokut, ka ty ccka ttregon se tenderi duhet të ribëhet

Lugina e Patokut i ishte dhënë me koncesion familjes së deputetit socialist, Armando Prenga. Pikërisht për këtë koncesion, para disa ditësh pati një përplasje fizike që shkoi deri në përdorimin e armëve mes familjes Prenga dhe Cali.

SHKARKO APP