Laguna e Patokut, sherri nisi kur e mori vëllai i deputetit Prenga

Peshkatarët e Lagunës së Patokut kërkuan disa muaj më parë anulimin e tenderit që fitoi kompania e sapo krijuar e vëllait të deputetit Armando Prenga. Sipas tyre ajo u shpall fituese edhe pse kishte vetëm dy muaj e regjistruar dhe kishte mangësi të theksuar dokumentacioni.

Peshkatarët e Patokut kërkuan anulimin e tenderit të fituar nga vëllai i deputetit socialist Armando Prenga.

Me dy shkresa njëra pas tjetrës kanë bërë ankimim në Ministrinë e Bujqësisë aty dhe ku është zhvilluar tenderi për shfrytëzimin e Lagunës,  e cila është fituar nga firma Tenki 01.

Në pritje të përgjigjes ata kanë renditur edhe shkeljet e fituesit që është vëllai i deputetit Prenga, Valentini, i akuzuar nga opozita për veprimtari kriminale

Tenderi u anulua 2 herë, ndërsa në takimin e tretë, firma konkurrente kishte mangësi në dokumentacion, por sipas administratorit të subjektit Cali Shpk që përfaqëson peshkatarët, Gjon Cali ishte ndërhyrja e drejtorit teknik që e mbylli diskutimin.

Peshkatarët nëpërmjet këtij veprimi pretenduan se po hidhen poshtë investimet disa vjeçare të kryera prej tyre, ndërsa laguna po u lihet në dorë disa njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me peshkimin.

Në Tiranë Partia Demokratike e denoncoi këtë rast si dëshmi të lidhjeve kriminale me korrupsionin e biznesin qeveritar.

“Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh… Kështu, Armando Prenga për të cilin ka informacione për aktivitet kriminal në Itali dhe vende të tjera të Europës, me identitet të ndryshuar për shkak të problemeve me drejtësinë, po i forcon lidhjet me Edi Ramën përmes biznesit korruptiv dhe në kurriz dhe dhjetëra peshkatarëve që mbanin familjet e tyre deri më sot me këtë aktivitet në Lagunën e Patokut”.

Pas mosmarrëveshjeve, shtatë persona mbeten të plagosur pas një sherri mes familjes së deputetit Armando Prenga dhe familjes Çali, në qytetin e Laçit.

  7 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe vëllai i deputetit, Armando Prenga.

Të plagosur janë” Gazmir Jushi 29 vjeç, Eduart Prenga 37 vjeç, Gjok Çali 53 vjeç, Francesk Çali 390 vjeç, Gjergj Cali 55 vjeç, Ton Cali, 66 vjeç , Nikoll Cali 53 vjeç.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar në spitalin në spitalin ushtarak të Tiranës . Në sherrin më disa të plagosur dyshohet se është përshirë edhe deputeti Armando Prenga i cili është arrestuar nga policia me urdhër të prokurorisë.

SHKARKO APP