Lajla Përnaska zbulon programin: Kemi të gjitha kapacitetet për ta bërë Tiranën një qendër agro-biznesi, me standarde europiane
Kandidatja për kryetare bashkie në Tiranë, Lajla Përnaska shkruan se dy pikat kyçe të programit të saj janë zgjerim i skemës së granteve për bujqësinë dhe agro-përpunimin, që i përgjigjet kërkesave të tregut të banorëve rezidentë dhe sektorit të agro-turizmit në Tiranë si dhe Këshillim dhe mbështetje fermerëve, për përfitimin e granteve për bujqësinë nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë.
Postimi i plotë:
Territori i Bashkisë së Tiranës ka mjaft të rëndësishme dhe zonën rurale, që duhet të konceptohet dhe zhvillohet si njësi ekonomike.
Ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta bërë Tiranën një qendër agro-biznesi, me standarde europiane.
Dy nga pikat kyçe të programit tonë, që do fuqizojë këtë pjesë mjaft të rëndësishme janë:
-Zgjerim i skemës së granteve për bujqësinë & agro-përpunimin, që i përgjigjet kërksave të tregut të banorëve rezidentë & sektorit të agro- turizmit në Tiranë. – Këshillim dhe mbështetje fermerëve, për përfitimin e granteve për bujqësinë nga Bashkimi Europian dhe donatorë të tjerë.
-koordinimi me tregjet e shitjes, për prodhimet e fermerëve tanë.

KOHA JONË SONDAZH

