LAJM I FUNDIT/ Aksidenti në Surrel, humb jetën i riu, dy në gjendje të rëndë
Pas më shumë se 30 minutash, janë nxjerrë nga makina e rënë në greminë në afërsi të fshatit Surrel në Tiranë, tre personat që ndodheshin në të.
Dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë, ndërsa njëri është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk ka informacione në lidhje me emrat e personave, ndërsa deri më tani dihet vetëm se janë tre meshkuj.
Sipas policisë, personat u nxorrën nga mjeti janë shtetasit L. B., rreth 60 vjeç dhe Z. A., rreth 55 vjeç, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi tjetër ende i paidentifikuar i moshës rreth 25-30 vjeç ka ndërruar jetë.


KOHA JONË SONDAZH

