Kapet 1 ton drogë, katër në pranga

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët dyshohen si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të shitjes dhe transportit të lëndëve narkotike.

“Në vijim të informacionit, për goditjen e një tentative ndërkombëtare të trafikut të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë 4 shtetas:

  • A.S, 47 vjeç;
  • Z.H, 56 vjeç;
  • A.M, 50 vjeç;
  • M.S, 30 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqitën 2 mjete, tip kamion. Gjatë kontrollit të imtësishëm si edhe skanimit të mjeteve, u gjet dhe sekuestrua një sasi 1074,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e mjeteve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa mjete, sasi monetare dhe telefona.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?