LAJM I FUNDIT/ Krimet e Rënda bllokojnë serverin e Prokurorisë së Tiranës
Krimet e Rënda bllokojnë serverin e Prokurorisë së Tiranës.
Burime bënë me dije se prokurorë të Krimeve të Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave për të hetuar mitmarrjen e një prokurori.
Prokuroria e Tiranës është përfshirë në një skandal, pasi kamerat e sigurisë së institucionit të akuzës së kryeqytetit kanë filmuar një rast mitmarrje të një prokurori në bashkëpunim me avokaten, me qëllim ndryshimin e akuzës së një të akuzuari. Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa është arrestuar avokatja Donika Lepenica.
Paratë janë paguar nga një i pandehur i cili ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga prokurori i çështjes.
Prej 4 ditësh, Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë së Prokurorisë së Tiranës. Pamjet filmike kanë fiksuar momentin kur prokurori dhe avokatja takohen në zyrë. Ndërsa nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin.
KOHA JONË SONDAZH

