LAJM I FUNDIT/ Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit.
Zona e Vlorës është përfshirë nga lëkundje tërmeti, ku të paktën tre lëkundje janë ndjerë në qytetin bregdetar.
Sipas IGJEUM, tërmeti i regjistruar rreth orës 19:27 minuta ka pasur një magnitudë prej 4.7 ballë. Lëkundja e tërmetit është regjistruar 6 km në lindje të Himarës me thellësi 10 km.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Gjirokastër dhe Sarandë si dhe në zonat përreth.
KOHA JONË SONDAZH

