LAJM I FUNDIT/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e para për dëmet nga tërmeti

Sipas raportimeve të para nga Ministria e Mbrojtjes ka shembje të shteses se nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa banesa te rrezuara ne Thumane.

Zjarrfikesit dhe efektivet FA po punojne per te ndihmuar banoret nen rrenoja. Sipas MM nuk konfirmohen viktima deri ne momentin qe po flasim.

Gjithsesi sipas raportimeve nga Thumana thuhet se një grua është gjetur e pajetë nën rrënoja dhe se ka më shumë viktima, por burimet zyrtare nuk konfirmojnë ende asnjë jetë të humbur deri më tani.

SHKARKO APP