LAJM I FUNDIT/ Përplasje të forta në kupolën e Ministrisë së Brendshme, jep dorëheqjen Plarent Ndreca, Lleshaj nuk ia firmos

Përplasje të ashpra duket se kanë përfshirë kupolën më të lartë drejtuese në Ministrinë e Brendshme.

Burime bëjnë me dije se sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen, e cila mbahet prej ditësh peng e pafirmosur nga ana e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Përplasjet mes Ndrecajt dhe Lleshajt kanë nisur për disa tendera që janë lëvruar në këtë institucion, e veçanërisht pas atij për kapelet e punonjësve të policisë, ku vetëm një e tillë kushtonte 350 euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se për momentin funksioni i Ndrecajt po kryhet nga Helena Pici, edhe pse kjo është një lëvizje që ende nuk ka marrë konfirmim zyrtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se mëngjesin e të premtes dha dorëheqjen, edhe nëndrejtori i policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, me pretendimin e arsyeve personale. Burimet thanë për Faxweb.al se dorëheqja e tij lidhet me faktin se brenda ditësh ai do të dilte përpara Komisionin të Jashtëm të Vlerësimit për t’iu nënshtruar procesit të Vetingut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?