LAJM I FUNDIT/ Plagosën 18-vjeçarin, pranga babait, në kërkim i biri

Policia e Tiranës ka identifikuar dy autorët e plagosjes me armë zjarri të një 18-vjeçari, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Selitë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin Abedin I., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Po kështu për ngjarjen u shpall në kërkim i biri, shtetasi S. I., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Selitës”, plagosën në këmbë me armë zjarri shtetasin M. Sh., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna intesive për kapjen e autorit tjetër, shtetasit S. I.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?