LAJM I FUNDIT/ Policia operacione në jug për kapjen e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja
Policia ka nisur një operacion mbrëmjen e sotme për të arrestuar atentatorët që qëlluan ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku si dhe i plagosur Landi Muharremi.
Faxweb bën me dije se policia po zhvillon operacione në Vlorë dhe në Lushnje, ku mendohet se janë fshehur disa nga atentatorët ndaj prokurorit të Durrësit.
Efektivë të shumtë të FNSH-së kanë shkuar nga Tirana në kërkim të atentatorëve të 1 nëntorit.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë është arrestuar Redjan Rraja, për të cilin gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me Burg”.
Pas vdekjes së Malokut, akuza e vrasjes “kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” do të kthehet në atë të vrasjes. Ndërkohë mbeten në fuqi akuzat për “Vrasja e funksionarëve publikë”, e mbetur në tentativë, që lidhet me prokurorin Arjan Ndoja dhe dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Vijon…