LAJM I FUNDIT/ “Tërmet” tek Përmbarimi, Piro Lutaj shkarkon 25 punonjës

“Tërmet” në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror. Mësohet se drejtori i ri Piro Lutaj ka larguar rreth 25 përmbarues që nuk plotësojnë performancën për të qënë pjesë e këtij shërbimi.

Abuzuan me detyrën, nuk kishin formimin profesional dhe kualifikimet e duhura, shkarkohen nga detyra 25 përmbarues shtetërorë. Shkarkimi i tyre është bërë me firmë të kreut të ri të përmbarimit shtetëror ish deputeti Piro Lutaj.

Lutaj është në krye të përmbarimit prej 4 muaj ndërsa ka marrë përsipër reformimin e këtij institucioni në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Përmbaruesit e shkarkuar janë njohur me këtë vendim të kreut të tyre ndërsa të shkarkuarit janë në të gjithë Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?