LAJM I FUNDIT/ Tronditet Tirana, një i vrarë në ish-Bllok
Një i vrarë dhe nje i plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë sot në ish-Bllok të Tiranës.
Qytetarët e Tiranës janë tronditur mbrëmjen e sotme, për shkak të të shtënave me armë në një lokal në ish-Bllok, ku një person ka mbetur i vrarë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka bastisur lokalin ku u zhvillua ngjarja dhe kanë bërë disa arrestime.
Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe ambulanca. Ndërkohë që nuk dihet ende se kush janë autorët që kanë qëlluar me armë. Nderkohe raportohet se nje nga te plagosurit eshte Ervis Martini, nje emer i njohur ky per policine.

/BW
KOHA JONË SONDAZH

