LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Devi Kasmit, lihet në burg speciali grek dhe 3 pjesëtarët e bandës

Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë.

Në seancën e sotme gjyqësore kundër grupit të strukturuar kriminal të arrestuar për organizimin dhe vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 dhjetorit, janë dëgjuar dëshmi me vlerë, nga të cilat kanë dalë në dritë detaje të reja.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mes dëshmive është regjistruar edhe ajo e babait të Elton Halipajt, personi që akuzohet se siguroi mjetet për vrasjen e Devi Kasmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyda Halipaj, nënkryetari i shoqatës së pensionistëve, tha se pak kohë më parë i kishte siguruar të birit një punë si kopshtar pranë njërës prej minibashkive në kryeqytet por se e kishte refuzuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më tha që nuk dua ta bëj atë punë, se kam gjetur një tjetër”,- tregoi i moshuari, siç mëson “BalkanWeb”.

TË ARRESTUARIT
· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?