Lajm i mirë nga Infektivi: 10 qytetarë mposhtin koronavirusin
Aktualitet E Martë, 24 Mars 2020 11:18
Një lajm i mirë vjen nga Infektivi i QSUT, në Tiranë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë arritur të mposhtin koronavirusin 10 qytetarë, të cilët kanë rezultuar negativë në të dyja testet e kryera.
“Por lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.