Lajm i mirë, shërohet çifti i të moshuarve
Këtë herë jo nga Infektivi në Tiranë por nga Korçë vjen lajmi i mirë. Çifti i të moshuarve të cilët u infektuan me koronavirus nga mbesa janë shëruar nga Covid-19. Lajmi është bërë me dije nga drejtori i spitalit të Korçës, Litian Broka. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se dy të moshuarit kanë lënë spitalin infektiv pasi janë shëruar plotësisht.
Postimi i plotë
Lajmi i dyte i mire per qytetaret e Korces, edhe cifti i pensionisteve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lene sot Spitalin Infektiv te sheruar plotesisht nga Covid 19. Shqetesimi per Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga semundje respiratore por ja doli, fale trajtimit me kujdes ne Spitalin Rajonal te Korces dhe inpenjimit te mjekeve te Spitalit Infektiv Edhe nje here faleminderit gjithe stafit mjeksor. Faleminderit Dr. Pellumb Pipero per telefonatat pozitiveve ne keto dy dite dhe punen e pa lodhur ne front kunder Corona Virusit. Do te them dicka ne zhargonin Korcar ”te lutem kete dore mbaj”.