Lajm i mirë vjen nga mjekët rusë: Virusi bëhet inaktiv mbi 30 gradë celcius

Vera nuk është larg dhe duket se do të favorizojë luftën tonë me COVID-19. Ata që japin sinjalin pozitiv janë mjekët rusë, sipas të cilëve në temperatura mbi 30 gradë celcius, virusi bëhet krejtësisht inaktiv.

“Virusi bëhet krejtësisht inaktiv ose humbet aftësinë e tij për të shkaktuar sëmundje, kur temperaturat e ajrit janë më shumë se 30 gradë celcius”. Kështu bën me dije autoriteti rus për shëndetin “Rospotrebnadzor”, në një buletin të shpërndarë përmes kanalit të tij “Telegram”, cituar nga “Il Messaggero”.

Sipas këtij publikimi rus, lagështia e ulët dhe rrezet e diellit e dobësojnë dhe shkatërrojnë virusin, që vdes plotësisht në temperatura më shumë se 70 gradë celcius.

Në fakt, deri në këto momente edhe pse nuk ka patur prova shkencore, mjekët dhe sduiuesit kanë shpresuar që rritja e temperaturave do të ndikonte në rënien e virulencës së COVID-19 dhe dobësimin e tij, duke bërë që edhe personat e prekur të shfaqnin simptoma të lehta ose të ishin asimptomatikë.

SHKARKO APP