Lajm i veçantë.Shqiperia fiton tre pikët me Serbinë

 

Lajm fantastik për gjithë shqiptarët nga Lozana. Gjykata e arbitrazhit sportiv i jep Shqiperise 3 piket ne tavoline per ndeshjen eliminatore ndaj Serbise.

Vendimi u mor sot dhe tashmë është gjithçka zyrtare. Shqipëria merr 3 pikët e mohuara nga UEFA.

Gjykata e Lozanes sapo ka vendosur ti jap tre piket Shqiperise ne ndeshjen me Serbine ne Beograd.Ndeshja e shumeperfolur mes Serbise dhe Shqiperise ku tifozet hyne ne fushen dhe rrahen lojtaret shqiptare kaloi shume peripeci derisa sot gjykata e Lozanes CAS dha drejtesi. Ekipi i futbollit shqiptar merr edhe tre pike dhe kalon ne vend te dyte bashke me Danimarken e ku ne krye eshte ekipi i Portugalise.

Vendimi i CAS e çon kombëtaren shqiptare në kuotën e 10 pikëve në grup, në vendin e dytë me pikë të barabarta me Danimarkën që ka 1 ndeshje më shumë. Në vendin e parë ndodhet Portugalia me 12 pikë. Komisioni i Disiplinës së UEFA –s vendosi që t’ia japë 3 pikët Serbisë, pasi sipas gjyqtarit të takimit Shqipëria kishte refuzuar vendimin e tij për të rinisur lojën. Gjykata Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i dha të drejtë Shqipërisë, zyrtarët sportivë të të cilës provuan se nga gjyqtari nuk ka patur vendim dhe se ai vetëm i kishte pyetur përfaqësuesit e FSHF dhe lojëtarët nëse ishin në gjendje ta vazhdonin lojën. 

SHKARKO APP