Lajmi
Nga Agim Xhafka
-Shef, një burrë ka vrarë me sopatë gruan e vet. Fute te lajmet on line.
-Ok, por na sill hollësira.
********* ************ ***********
-Shef, gruaja, viktima pra, paska pas një të dashur. Ndaj burri e vrau për xhelozi.
-Ok, mos iu ndaj. Po e shtoj te lajmi që solle që parë.
*********** ************* ********
-Shef, nga burimet e mija mësova se dhe fëmijën 10 vjeçar e ka me dashnorin.
-Ua,ua, ç’bëhet kështu! Po e vëmë lajm në faqen e parë.
**************** ************ *******
-Shef, kemi një pasaktësi. Nuk qenka vrarë gruaja, por burri.
-Mos, paskemi tjerrë lesh deri tani. Po e le siç është se po e ndryshuam do na quajnë media jo serioze.
************** ************* **********
-Shef, as burri nuk qenka vrarë. Është qëlluar me çekiç komshiu nga burri i kësaj gruas. Flitet për punë borxhesh a llotosh. Por do pyes burimet…
-O goce, pyesje më parë burimet se tani gënjeshtra na u bë lumë.
************* *********** ************
-Shef, lajmin e kisha të saktë. Nuk gaboj kollaj. Burri e ka vrarë gruan. Siç ta thashë në fillim. Por ngjarja nuk qenka në Fier.
-Po ku?
-Në një fshat të Meksikës, Ferione a Ferjana nuk e saktësoj dot. Andaj për pak u bëmë lëmsh…
KOHA JONË SONDAZH

