Lajmi “bombë” nga ish-kreu i CIA-s: Kanë nisur lëvizjet sekrete për një grusht shteti kundër Putinit

Nëse Perëndimi dhe mbarë bota nuk po e ndalon presidentin rus Vladimir Putin që ti japë fund luftës në Ukrainë, kush mund të bëjë?

Sipas një ish-zyrtari të lartë të CIA-s, në Rusi kanë nisur lëvizjet sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global.

Sipas ish-kreut të CIA në stacionin e Moskës, Daniel Hoffman ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona pranë Putin që do ta gjejnë atë të papërgatitur kur ai të marrë jetë.

“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë”.

Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se janë tre lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij.

SHKARKO APP