LAJMI I FUNDIT/ Aksident në Korçë, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se një makinë ka përplasur një këmbësor.

Personi i plagosur është dërguar në spital, ku ndodhet nën kontrollin e mjekëve, ndërsa shoferi është ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Korçës/ Informacion paraprak:

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 12.02.2019, rreth orës 21:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec, ka ndodhur një aksident ku shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip ‘Range Rover’, ka aksidentuar shtetasin A. D, rreth 59  vjeç, këmbësor në rrugë, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, është  shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?