Lajmi i fundit/Ashpërsohen masat anti-covid në kufirin me Greqinë deri më 15 mars
Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave, ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Athinën edhe për një javë, do të ketë edhe një masë për doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen më të madhe të Covid-19. ”Nga data 1 Mars deri në 15 Mars në doganat e Kakavijës dhe Evzonon orari do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites, ndërsa do të hyjnë në Greqi vetëm 400 persona në ditë”, tha Nikos Hardhalias zv/minister i Mbrojtjes Civile dhe Krizave.