LAJMI I FUNDIT/ Tjetër përplasje me armë në Tiranë, një i plagosur. Emri
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në Selitë, ku si pasojë e atentatit një i ri ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur.
Policia ben me dije se i plagosur ne atentat eshte 18-vjeçari Mikel Shira.
Ky i fundit është çuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se i riu ka marrë një plumb në këmbë.
Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe ka filluar punën për zbulimin e shkaqeve të sherrit dhe zbulimin e identitetit dhe kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË :
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 12.10.2018, rreth orës 12:45, në “Selitë“ është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar shtetasi M. Sh., 18 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit.
Po punohet intensivisht për kapjen e autorit/ve.
lajmi në përditësim…
KOHA JONË SONDAZH

