LAJMI I FUNDIT/ Vritet me thikë një person në Korçë

Një person i moshës 40-vjeç i identifikuar si Perikli Treska është vrarë me thikë pranë një banesës së tij në Korçë. Ai është gjetur i pajetë nga bashkëshortja e tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është qëlluar disa herë me thikë derisa ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, në zonën e njohur si lagjja numër 7. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje si dhe identiteti i viktimës apo autorëve.

Policia po heton për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, e cila ka ndodhur ndërkohë që i gjithë vendi ndodhet në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusuit.

SHKARKO APP