Lajmi i rrëmë i mbetjeve, Balla: Lulzim Basha të kërkojë falje
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka kërkuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’u kërkojë falje shqiptarëve për lajmin e rremë për konteinerët me mbetje të rrezikshme nga Italia në Shqipëri, i cili u zbulua nga Anti-mafia italiane.
Balla ka publikuar në rrjetin e tij social një video të vitit 2017 ku nga çadra e ngritur në boulevard para kryeministrisë Lulzim Basha akuzonte kryeministrin Edi Rama se ka lejuar të futen në Shqipëri në mënyrë të fshehtë 1300 kontenier me mbetje të rrezikshme.
“Luli Bashësa duhet t’i vijë turp dhe tu kërkojë falje shqiptarëve që u bë tyta e “Fake News”-i për konteinerët nga Italia në Shqipëri. Anti-mafia italiane zbuloi skemën e turpshme!”, shkruan Taulant Balla.