Lajmi për grupin e gjakut më të ekspozuar, flet mjeku epidemiolog: Virusi kalon edhe pa…

Mjeku epidemiolog Alban Ylli, shef Departamenti në ISHP i ftuar në studion e emisionit “Repolitix”, u ka dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve të qytetarëve të interesuar nisur nga frika dhe paniku për shkak të koronavirusit. Ylli ka sqaruar kategoritë që janë më me rrezik dhe shenjat e para që paralajmërojnë se jeni i prekur me Covid-19.

Shenjat e para se je i prekur me koronavirus?

Temperatura është shenja e parë kryesore. Temperatura është e ndryshe, nëse e ke 37.8 e sipër mund të konsiderohet si shenjë e virusit, por ka edhe grip që qarkullon. Po ashtu edhe një kollë e thatë, me gjasë e shkaktuar nga një ngacmim respeirator, mund të jetë risk. Pra nëse keni temperaturë dhe kollë, me risk janë ata me sëmundje kardiovaskulare dhe me diabet, por edhe të moshuarit. Pra temperatura e shoqëruar me kollë.

Lajmi për grupin e gjakut më të ekspozuar

E kam dëgjuar këtë lajm, por është shumë herët për të dhënë një këshillë për publikun, jam lajme të publikuara nga Kina. Disa janë edhe tërhequr, pasi nuk ka pasur kohë për të kaluar në të gjitha proceset e veta, të shikohet nga kolegët.

Pse fëmijët janë më imunë?

Njerëzit të shmangin vizitat te mjeku i familjes nëse nuk janë të domosdoshme. Risku te fëmijët është shumë i vogël, askush nuk e di përse. Në informacionin e parë, një nga arsyet ishte se fëmijët janë më të mbrojtur për arsye sociale, janë larg spitaleve, janë në shkollë dhe se të rriturit sëmuren se janë në punë. Mund të ketë shumë arsye, sjella e tyre imunitare…

A mund të kalojë virusi pa shenja?

Po mund të kalojë.

Gratë shtatzëna janë të rrezikuara?

Jo në mënyrë specifike. E vetmja këshillë është që të tregohet e kujdesshme si deri sot, të vijojë që të marrë të njëjtat masa. Pra se si natyrë një grua shtatzënë është më e kujdesshme.

Po anemikët a janë më shumë të rrezikuar?

Jo në mënyrë tipike për këtë, por këshilla është sikur ka qenë i kujdesshëm të vijojë të zbatojë të njëjtat rregulla si më parë.

Po personat me astmë?

Ata me astmë janë më të rrezikuar. Kapaciteti i tij adaptues është i ulët, do ta quaja person me rrezik më të lartë.

SHKARKO APP