Lajmi për Ramën, media italiane ”La Reppublica” korrigjon veten. Pranon se nuk pati ”telefonatë të të*buar”
”La Repubblica”, një media me emër në Itali, sot publikoi një lajm, sipas të cilit kryeministri Edi Rama pati një telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.
I pari që hodhi poshtë lajmin ishte Rama, i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report.
Media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar” që nuk ndodhi kurrë. RAI konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t’u dëgjuar.
Në versionin e ri të shkrimit, ”La Reppublica” shkruan se drejtori i RAI, “mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t’u dëgjuar në lidhje me episodin e Raportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve”.