Lala: E ndjeni veten bashkëfajtore? Kryemadhi: Kërkova interpelencë me Kokën, i ngeli hatri
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në ”Open”, u përfshi në një debat me gazetaren e kronikës, Klodiana Lala.
Pjesë nga debati
Klodiana Lala: E ndjeni veten bashkëfajtore?
Monika Kryemadhi: Mund të vazhdoj.
Klodiana Lala: Dua ta sqaroj këtë gjë se jam e para që kam guxuar të flas.
Monika Kryemadhi: Të falenderoj për punën fisnike. Inceneratorët kanë nisur në 2014, është iniciativë e Lefter Kokës me kryeministrin Edi Rama. Deri këtu, kjo është arsyeja pse LSI është aty ku është.
Në rekursin e Gjykatës së Lartë, gjykata nuk akuzoi Kryemadhin dhe LSI, por qeverinë shqiptare dhe disa ministra.
Vetëm emri nuk i përmendet Ëngjëll Agaçit. Unë si politikane marr përgjegjësinë time se duhet të kërkoja më shumë llogari ministrave. Jam e vetmja që i kam bërë interpelancë zotit Koka, edhe pse i mbeti hatri.