Lala: SPAK nuk më bind! Ja çfarë pashë te dosja e Margjekës! “Dari” është peshku i madh! Ja dy dosjet më të nxehta

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuara e Adi Krastës në emisionin e saj në SYRI TV. Ajo tha se nuk e bind puna e SPAK.

“Për të folur për një peshk të madh do preferoja të flisja për një ministër apo një ish-ministër, për një kryeministër apo një ish-kryeministër. Shpeshherë institucionet e drejtësisë janë shumë të mbyllura për të dhënë informacion.

Kujtoj këtu se SPAK kërkoi pezullimin e kreut e OFL. Unë prita tetë orë për të filmuar zotin Shkëmbi, por nuk e lanë të dilte para medias.

Nuk na u la mundësia që të përballeshim me zotin Shkëmbi. Njeriu që ishte vendosur aty për të nxjerrë nga dheu pasuritë e trafikantëve në fakt ishte njeriu që informonte trafikantët,” tha Lala.

Më pas ajo komentoi rastin e gjyqtares Mimoza Margjeka, e cila i dha publikisht Lalës dosjen e saj përpara medieve.

“Pa dashur të them nëse ajo është fajtore, te ajo zonjë pashë klithmën e një gruaje, pjesë e sistemit, që i ra të përballet me sistemin dhe la të kuptohet se sistemi i drejtësisë në këtë vend ka degraduar, se ky nuk është sistem që jep drejtësi, por po bën dëme të mëdha.

SPAK nuk më bind. Sepse flasin për korrupsion, dhe kur flitet për korrupsion, duhet të ketë para. Aty nuk ka para. Hetimi nuk qëndron. Unë e mora dosjen dhe aty nuk kishte asgjë,” tha ajo.

Por cilat janë dosjet e nxehta, hetimi me sukses i të cilave do quhej arritje e madhe për SPAK?

“SPAK ka në dorë një prej dosjeve më të nxehta: atë të inceneratorëve. Nëse do të hetojë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, por unë dyshoj që aty është një përfshirje të madhe shtetërore. Kjo është një prej dosjeve që SPAK mund të na provojë se është duke bërë punën. Një dosje tjetër e nxehtë, por për të cilën unë nuk kam shumë besim, është ajo e Teatrit Kombëtar,” tha Lala.

Sipas saj, situata e krimit është shpërthyese, sidomos në qytete si Elbasani, Durrësi, Vlora apo Tirana.

“Dari konsiderohet një ndër peshqit e mëdhenj, një ndër personazhet më të mëdhenj të kokainës,” tha ajo.

“Këta kriminelë do të ushtrojnë influencën e tyre në zgjedhje,” paralajmëroi Lala.

SHKARKO APP