Lala zbulon si Suel Çela përdori ish-kryegjyqtaren Fetahu dhe vajzën e saj për…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar lidhjet e forta që Suel Çela kishte ndërtuar me institucione të drejtësisë dhe figura të sferës publike si drejtësia apo policia. Lala tregoi se Suel Çela kishte një komunikim shumë të afërt me ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu, me të cilën komunikonte edhe përmes vajzës së saj.
“Asnjë organizatë kriminale nuk funksionon nëse s’ka lidhje me sistemin e drejtësisë, policisë apo fusha të tjera në sferën publike. Në lidhje me grupin e Suel Çelës u arrestua ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Dyshohet se ajo kishte afrimitet që sillte lehtësimin e masave për grupin e Çelës dhe ashpërsonte masat ndaj grupit të Ardian Çapjas. Ata kishin një komunikim të afërt edhe përmes së bijës së gjyqtares.
Rezulton i implikuar edhe një ish-zyrtar i policisë, Dedan Gjoni, i cili rezulton i përfshirë edhe në krime të tjera. Ai mësonte shumë detaje në lidhje me lëvizjet e policisë dhe informonte grupin kriminal”, tha ajo e ftuar në emisionin “Kjo Javë”.