Lame: Aplikoni në grup për legalizimet, nuk bëhet procedura për një apartament

Banorët në pallatet ku pronari nuk ka ndjekur procesin e hipotekimit apo kur në objekt ka shtesa mbi lejen e ndërtimit duhet të aplikojnë se bashku për të marrë legalizimin. Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është drejtuar të gjitha familjeve, duke theksuar se vetëm në këtë mënyrë do të kenë mundësinë e marrjes së tapisë.

“Bashkë, jo si në kohën e Skënderbeut se nuk na doli shumë për mbarë, por të bëhemi bashkë se përndryshe nuk ka si legalizohet një apartament i vetëm”.

Një numër i lartë aplikimesh për pallatet janë bërë nga individët, por Lame shpjegon dhe arsyet që nuk e vë dot në lëvizje Kadastrën. “Na vijnë veç e veç dhe thotë pse nuk na e bën, çfarë ti bëj unë një njeriu të vetëm në një pallat të tërë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?