Lame: Javën e ardhshme në Kuvend, ligji për ndërtimet pas vitit 2009

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka shpërndarë leje legalizimi për njësitë 4, 8 dhe 9, në Tiranë, ku bëri të ditur se në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i përfshin kjo hapësirë kohore. 

“Ndërtimet e pas 2009 që deri sot nuk përfshihen në ligjin e legalizimeve, të cilat realisht ishte një kënaqësi dhe për ne që arritëm “ta çajmë”, po e quaj kështu, dhe në një nga seancat e javës tjetër në komisionet parlamentare nis shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim dhe ndërtimet e bëra pas 2009. Në rang republike janë 60 mijë ndërtime pa leje që i pëfshin kjo hapësirë kohore”, tha Lame.
 

Artan Lame informoi se javën e ardhshme nis në komisionet parlamentare shqyrtimi i projektligjit për përfshirjen në legalizim të ndërtimeve të bëra pas vitit 2009.
Një problematikë tjetër për kreun e ALUIZNI është edhe problemi i përfundimit të procesit të regjistrimit, në hipotekë. Kjo na pengon në dhënien e certifikatave të pronësisë, – tha Lame, – por është thjesht çështje kohe.

SHKARKO APP