Lame: Kontrolloni cilësinë e ndërtimeve
Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, u bëri thirrje qytetarëve që të vlerësojnë cilësinë e banesave të tyre pasi tëmeti i 26 nëntorit tregoi se shumë ndërtime kanë qenë me probleme. Nga Velipoja ku shpërndau 100 leje legalizimi, Lame i kërkoi qytetarëve që të plotësojnë dokumentat për legalizimin pasi kështu i japin më shumë vlerë.
Vlerësoni cilësinë e banesave, e sidomos në rastet kur ato janë informale për të shmangur probleme në rast të tërmeteve.
Ky ka qenë apeli i bërë nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame, në Velipojë ku shpërndau 100 leje legalizimi.
Sipas Lames vetëm nëpërmjet legalizimit qytetarët mund të bëjnë sigurimin e banesës apo biznesit.
Lame: Pasi të merrni lejen e legalizmi bëni një verfikim të ndërtimit që keni! Shikoni problemet e fshehta me ndërtimin! Nuk duhet të harrojmë në asnjë moment se cfarë na kujtoi tërmeti i shtatorit dhe i nëntorit. Duhet që herë pas herë të bëjmë një kontroll për qëndrueshmërinë. Kjo vlen në përgjithësi për banesat, por vlen në mënyrë të vecantë për ato që i përdorin në funksion të të tjerëve (hotele). Institucionet shtetërore janë në dispozicion për të bërë verfikimin e ndërtesave, pasi të përmbyllet procesi i legalizimit dhe për ato objekte që përmbyllin procesin e legalizimit dhe ju hapet mundësia për të marrë një leje ndërtimi për të bërë shtesa. Sa më shpejt në të përmbyllim procesin e legalizimit aq më shumë ndihmojmë në këtë proces për certifikikmin e ndërtesave.
Kreu i Kadastrës i kujtoi qytetarëve që ende nuk e kanë përfunduar procesin, të interesohen për të plotësuar dokumentacionin që u nevojitet.
Lame: Procesi i legalizimit është tërësisht i shkëputur nga procesi i certifikimit të ndërtesës, nëse mban apo nuk mban. Legalizimi ju shërben për tju pajisur më dokument pronësie, të cilin mund të përdorni për të marrë një leje ndërtimi për të plotësuar objektin, për ta shitur, për ta blerë, pra për ta futur në qarkullim. Ju lutem flisni me ata që janë ende në proces thuajni: Ja ne ku i kemi letrat, shkoni plotësoni dokumentacionin për të finalizuar legalizimin.
Në prag të festave të fundvitit Artan Lame i ka dorëzuar Arqidioqezës Metropolitane Shkodër- Pult 7 leje legalizimi përkatësisht për kishën dhe objektet e tjera rreth saj.