Lame: Legalizime falas për ndërtimet 2009-2014

Hyn në fuqi Ligji i ri 62/2015, që përfshin në procesin e legalizimeve rreth 50.000 objekte, që ishin ndërtuar në periudhën Janar 2009 – Qershor 2014.

Kryetari i ALUIZNI-t Artan Lame tha se me ndryshimet e reja përfitojnë edhe 22 mije ish pronare.

"Ata qytetarë që e kanë bërë vetëdeklarimin gjatë viteve 2013 dhe 2014, por ishin aktualisht të bllokuara, për shkak të dispozitës së Kodit Penal,  nuk do ta kenë të nevojshme të kryejnë procesin e vetëdeklarimit, pasi është i vlefshëm ai që kanë bërë.

Për ata qytetarë që nuk e kanë bërë, ftohen të paraqiten pranë sporteleve tona për t’u përfshirë në proces.

 Të gjithë ata qytetarë që kanë ndërtuar nga periudha janar 2009 deri në korrik 2014 dhe që nuk kanë bërë deklaratë për përfshirjen në proçesin e lekalizimit janë të mirëpritur që nga dita e sotme në zyrat e tona në drejtorit rajonale në të gjithë vendin për tu përfshirë në procesin e lekalizimit.

Përfshirja në procesin e legalizimit të gjithë këtyre ndërtimeve i hap rrugën edhe ish pronarëve për të marë shpërblimin financiar të trulllit të pronës së tyre. I bëj thirrje të gjithë emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri dhe që kanë problematika legalizimi të përfitojnë nga sportelet që do të hapim ne në drejtoritë tona, sportele preferenciale për të ndjekur problematikën e tyre

Një grup tjetër shumë i rendësishëm që përfiton nga ndryshimet e fundit ligjore, janë edhe ish-pronarët.

“Janë rreth 22.000 ish-pronarë që ju është zënë toka nga ndërtimet pa leje, por që sipas dispozitave të deritanishme, as pronën e tyre nuk e gëzonin (sepse ju ishte zënë) dhe as nuk mund të kompesoheshin financiarisht (sepse objektet nuk legalizoheshin).

E gjithë kjo masë qytetarësh, së shpejti do të marrë përfitimin e plotë financiar të tokës së zënë”, sqaroi kreu i ALUIZN-it.

SHKARKO APP