Lami: Votimi i kodit zgjedhor vë në pikëpyetje zgjedhjet të 25 prillit dhe kriteret për anëtarësim

Në një intervistë për Ora News, pedagogu Roland Lami u shpreh se votimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor minon zgjedhjet e 25 qershorit.

Ai tha se ky vendim vë në pikëpyetje konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave si një nga kriteret e anëtarësimit.

Roland Lami: Votimi i arritur sot minon marrëveshjen e 5 qershorit dhe vë në pikëpyetje të zgjedhjeve të 25 prillit. Ky vendim hap shanse për mbledhjen e parë ndërqeveritare për negociatat apo e vendos në pikëpyetje atë? Po t’i referohemi Komisionerit politikën e jashtme të BE-së, ky vendim i marrë sot pa dakordësinë e opozitës, vë në pikëpyetje edhe mbledhjen e parë ndërqeveritare që presupozohet që të nisë në pranverë për të nisur procesin e negociatave. Ky vendim na vënë në pikëpyetje për një nga kriteret e anëtarësimit. Po ashtu ky proces duket se thellon më shumë krizën që kemi pasur para këshillit politik në lidhje me reformën zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lami theksoi se edhe ndërkombëtarët janë shprehur se ndryshimet e votuara sot nuk ishin pjesë e këshillit politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Roland Lami: Edhe ndërkombëtarët janë shprehur se ndryshimet e votuara sot nuk ishin pjesë e këshillit politik. Edhe ambasada amerikane la të kuptohej se opozita duhet të përfshihej në këtë proces. Mund të themi që sot u morr një vendim i njëanshëm nga qeveria dhe ajo që quhet opozita parlamentare. Nuk u mor fare në konsideratë opozita jashtëparlamentare që është një faktor shumë i rëndësishëm. Siç duket i gjithë problemi ka qenë te heqja e koalicioneve dhe të gjithë ata që marrin vesh nga kjo çështje thonë se koalicionet janë hequr.

Lami shtoi se pragu nuk ka të bëjë fare më dy partitë e mëdha të opozitës. Në fakt ata shqetësohen për elementin e heqjes së koalicioneve.

Roland Lami: Pragu nuk ka të bëjë fare më dy partitë e mëdha të opozitës. Në fakt ata shqetësohen për elementin e heqjes së koalicioneve, sepse opozita nuk është pyet me variantin që është votuar ditën e sotme të parashikuar edhe në kushtetutë. Kjo është një prishje e rregullave të lojës, pa pyet aktorët kryesore, në këtë rast opozita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?