Lamtumira e elektricistit që ra në krye të detyrës

Trupi i djalit, që në mars do të mbushte 33-vjec u vendos në lëndinën afër shtëpisë.

Ditën e reshjeve të denduara të shiut në fundjavë, Fatjon Hoxha, elektriçist i OSHEE, humbi jetën në majë të një shtylle të tensionit të lartë, duke riparuar një defekt elektrik. Ngjarja tronditi të gjithë zonën. Rrugët e Bajram Currit janë të zbrazëta. Një pjesë e banorëve janë drejtuar në Luzhe, 8 km larg për t’i thënë lamtumirë Fatjon Halil Hoxhës, punonjësit të OSHEE-së që vdiq në krye të detyrës.

Nëna e ulur gati pa ndjenja afër të birit, mbahej nga nusja e Fatjonit. Babai dhe vëllai i të ndjerit i rrinin mbi krye. Të ardhur nga qytete të ndryshme deri nga Korça e Durrësi, secili ka lidhjen e vet me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtëpi punonte vetëm Fatjoni, bashkëshortja është e papunë, ndërsa prindërit pensionistë. Shokët e tij tregojne se ditën e tragjedisë kishin pirë kafen e mëngjesit me Fatjonin, i cili prej 1 viti punonte si elektriçist për OSHEE-në. Mos shko i kishin thënë, se po bëhet qameti.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Po e priste vdekja”, thotë një shok i tij i fëmijërisë, që nuk pranon të tregoje lotët e burrit para kamerës. Vendosja e kapakut mbi arkivol vulosi kapitullin e jetës për Fatjon Hoxhën baba i një djali 3-vjeç dhe i një vajze 1-vjeç e gjysmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?