Lamtumirë bilbilit të këngës qytetare shkodrane Bik Ndoja

 

Një tjetër ikonë iu shua Shkodrës në mbyllje të 2015-es.Artisti i merituar, krenaria e qytetit Bik Ndoja, një nga zërat e radhë të këngës qytetare mbylli sytë në moshën 90 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Zëri melodioz i skenës Shqiptare, i cili interpretoi për vite me radhë këngët e spikatura të qytetit të tij të lindjes, këngë patriotike dhe jaret e famshme, lindi në 13 gusht të vitit 1925 dhe ishtë një nga këngëtarët më të shquar të muzikës popullore shkodrane të gjysmës së dytë të shek. XX.

Bik Ndoja gjimnazin e kreu në shkollën e vjetër Jordan Misja. Lidhur me muzikën popullore, ai e filloi këngën që në moshë të vogël, por njihet nga të gjithë se për herë të parë ai këndoi në një dasëm familjare, shoqëruar nga një prej formacioneve popullore me vegla të qytetit të Shkodrës, ku drejtonte dhe interpretonte në fizarmonikë Karlo Radoja.

Gradualisht, aktiviteti i tij u zgjerua dhe më shumë nëpërmjet koncerteve që Biku dha në të gjithë Shqipërinë, si dhe në ato jashtë shtetit.

Ai ka kënduar një numër të madh këngësh ndër të cilat përmendim: “ S’ma din hallin qi kam”, “Elbarojen ta pata fal”, “Si dukat i vogel je”, “Jare te due”, Kënga e Ded Gjo’Lulit, Oso Kukës, “Shkoder moj e shtrenjtë etj. Në vitin 1969 iu akordua titulli “ Artist i merituar”, ndërsa në vitin 1999 Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoj titullin “ Krenaria e qytetit”, në vitin 2007 Qendra Kombëtare e veprimtarive folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, ndërsa që në vitin 2011 pranë institucionit të Presidentit qëndron dosja për akordimin e titullit “ Mjeshtër i madh”, por që asnjëherë nuk ju dha.

Për herë të fundit Bik Ndoja mori pjesë në një aktivitet artistik në vitin 2014, atë të “ Ahengut Shkodranë” Homazhet në nderim të bilbilit të këngës qytetare Shkodrane Bik Ndoja do zhvillohen në Teatrin “Migjeni”nga ora 11.00 -13.00 ditën e hënë.

SHKARKO APP