Lamtumirë ëndrra amerikane. Për herë të parë në histori, më shumë njerëz largohen sesa emigrojnë në Amerikë

Sipas parashikimeve, në vitin 2025 Shtetet e Bashkuara do të kenë një bilanc negativ migrator prej -650 mijë personash, ndërsa në vitin 2026 ky numër pritet të jetë -120 mijë.

Kjo është hera e parë në gjysmë shekulli që SHBA-të përballen me një trend të tillë, ku largimet i tejkalojnë ardhjet.

Rezultatet dalin nga një studim i përbashkët i Wendy Edelberg dhe Tara Watson nga Brookings Institute (një institut kërkimor i qendrës së majtë) dhe Stan Veuger nga American Enterprise Institute.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas studiuesve, ky ndryshim i paprecedentë i prirjeve migratore i atribuohet politikave më të ashpra të emigracionit të ndërmarra nga administrata Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?